Bulqizë, 12 në pranga për aktivitet të paligjshëm në minierë

12 persona janë shoqëruar në polici për ushtrim aktiviteti të paligjshëm në minierën e Bulqizës në sajë të një operacioni të ndërmarrë nga bashkëpunimi i strukturave policore të qarkut të Dibrës.Kështu policia ka shoqëruar shtetasit Ilir Alla, Sazan Xhetani,Riza Shehu, Agron Jella,Lirim Gjeci, Bujar Zogu, Edison Lici, Ismet Zogu, Luan Shyti,Maksim Jangulli,Eduart Vieishta dhe Valter Truka.
Sipas burimeve policore mësohet se operacioni shënon ditën e tretë të tij dhe deri tani jane shoqeruar 12 persona , nderkohe që po kryen verifikime dhe hetime te metejshme per penalizimin e tyre per shkak te ushtrimit te ketij aktiviteti.
Operacioni vjen edhe në kuadër të aksidenteve të shumta dhe humbjeve të jetëve të minatorëve që punojnë atje, ku jo më larg se paraditen e sotme mbeti i plagosur në brendësi të minierës së Bulqizës, në zonën D në galerinë 48, minatori Beqir Stara 25 vjec, i cili po merr mjekimin në Spitalin Ushtarak të Tiranës.