E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në Lezhë, zjarrëfikësit: Na mungojnë mjetet

Një numër i madh zjarresh ka rënë gjatë këtyre ditëve në qarkun e Lezhës, por pa shkaktuar deme te medha ne masivet pyjore. Megjithese situata eshte permirsuar nga vitet e shkuara, per pergjegjesin e Repartit Zjarrfikes ne Lezhe, Zef Frani, problem jane djegiet qe behen ne parcela nga vete banoret e zonave rurale, pranë banesave, karburanteve dhe pikave të gazit, të cilat rrisin rrezikshmerine qe mund te krijohet nga perhapja e flakeve.
 

Pergjegjesi i Repartit Zjarrfikes ne Lezhe, Zef Frani, ka pranuar mangesite ne mjete dhe efektivë, sidomos per rastet e urgjencave, por sipas tij njesite vendore kane qene me te ndjeshme duke shtuar numrin e punonjesve qe jane ne dispozicion per te nderhyre kunder zjarreve.
 

Problemet me zjarret mbeten kryesisht ne zonat e thella, pasi edhe nderhyrja eshte e kufizuar per shkak te terreneve jo te pershtatshme, megjithese cilesohet se bashkpunimi qe kane arritur mes tyre Reparti i Zjarrfikesve, Sherbimi Pyjor dhe njesite vendore ka minimizuar ndjeshem vatrat e zjarreve gjate kesaj periudhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›