E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulimi i varrit të Tutankhamun, fotot që kanë bërë epokë

Në vitin 1922 Howard Carter zbuloi varrin e Tutankhamon, faraoni egjiptian që i përket dinastisë së 18-të, rreth 1333 deri në 1323 para Krishtit.

Foto e bërë më 5 shkurt 1923, një bust është marrë nga varri i Tutankhamun në Egjipt.

Për të financuar gërmimet ishte Lord Carnarvon, i cili vdiq menjëherë pas zbulimit, nga pneumonia. Për shkak të këtij episodi të trishtë, gazetat e kohës filluan të shkruanin se vdekja e Lord Carnarvon u shkaktua nga mallkimi që godiste këdo që përpiqej të prishte “gjumin” e faraonit.

Foto rreth vitit 1923, hekurudhë përmes Luginës së Mbretërve për të transportuar arka me relike.

Megjithatë, zbulimi i varrit pati avantazhin e rindezjes së interesit për Egjiptin e lashtë, një interes që nuk ka pushuar as në ditët e sotme, siç dëshmohet nga gërmimet në zonën e Saqqara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›