Zbulimi, portretii Krishtit në pllakën dy mijë vjeçare!
LONDËR- Pllaka dy mijë vjecare, ku duket portreti i një mashkulli me kurorë në kokë, ka nxitur debat në mesin e studiuesve.
Ajo është zbuluar në periudhën kohore prej vitit 2005 deri më 2007 në shpellën Sahan të Jordanisë bashkë me shtatëdhjetë libra, ku secili ka nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë faqe të lidhura me unaza plumbi.
Pllaka e punuar me ar dhe bronz paraqet relievin e mashkullit me mjekër dhe kurorë, ndërkaq poshtë saj shkruan, ‘Shpëtimtari i Izraelit’.
Pikërisht ky reliev ka nxitur debat në mesin e studiuesve për të cilin disa mendojnë se ai është pikërisht portreti i Jezu Krishtit i realizuar nga bashkëkohasit e tij.
Madhësia e hapësirës ku është paraqitur është më e vogël sesa një kartë krediti dhe portreti tredimensional paraqitet në të dyja anët e pllakës.
Në njërën anë ai paraqitet me mjekër e në tjetrën pa të. Teksti në gjuhën hebraike poshtë nënshkrimit nuk është deshifruar.
Pronar i pllakës është beduini Hasan Saida, i cili ka refuzuar ta shesë atë, por ka lejuar që të bëhet ekzaminimi i këtij artifakti nga ekspertët në Angli dhe në Zvicër.
(e.m/koha/BalknaWeb)