Ndeshjet sërish live por Duka sulmon Becin e TVSH
TIRANE-Ndeshjet e Superligës dhe të Kupës së Shqipërisë do të rikthehen këtë javë në ekranet e televizionit, pas mostransmetimit të tyre për shkak të një konflikti mes paketës Supersport e Televizionit Publik me Federatën Shqiptare të Futbollit. Gjithçka nisi pas ndeshjes së kombëtares, kur Supersport nuk u lejua të bënte intervistat e zakonshme me futbollistët pas takimit, ndërkohë që në fundjavën e shkuar, erdhi vendimi për mostransmetimin e ndeshjeve. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Televizioni Publik, që kishte kërkuar orare të ndryshme për zhvillimin e ndeshjeve, duke qenë se ora 16.00, është orari zyrtar i edicionit të lajmeve. Gjithsesi, duket se palët i kanë lënë pas keqkuptimet dhe duke nisur nga dita e nesërme, që janë ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, futbolli shqiptar do të jetë sërish "live" në televizion, për të gjithë tifozët.
Akuzat e Dukës
Ditën e djeshme, duke folur pas inaugurimit të zyrave të reja të FSHF-së, kreu i saj Armand Duka ka sulmuar ashpër dy operatorët që nuk transmetuan ndeshjet në fundjavën që shkoi, më saktë paketën Supersport dhe Televizionin Publik. Presidenti i Federatës e ka pasur sidomos me TVSH-në, duke e quajtur drejtorin e saj Petrit Beci, një njeri të papërgjegjshëm. "Zyrtarisht ne jemi njoftuar për një defekt teknik, por nëse është bojkot, do të prishim kontratën, - tha Duka. - Në të vërtetë ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, ndërsa sot (dje), ne i kemi çuar një letër kontraktorit tonë të parë, që është kompania gjermane UFA Sport, duke i kërkuar që nëse Supersport dhe TVSH nuk do japin ndeshjet, atëherë do të prishim kontratën në mënyrë të njëanshme. Unë nuk e di kush e ka marrë këtë vendim, por veprimi, sidomos ai i Televizonit Publik, është i papërgjegjshëm. T'i ndërpresësh të drejtën e vështrimit të kampionatit spektatorit shqiptar, për një gjë që vetëm ti e di, drejtor a përgjegjës çfarë je, është veperimi më i papërgjegjshëm që mund të bëjë drejtuesi i një institucioni publik. Nëse këtë javë nuk transmetohen ndeshjet, do prishim kontratën në mënyrë të njëanshme, me arsyen e prishjes së imazhit të FSHF-së dhe të kampionatit shqiptar", deklaroi Duka.
Reagon Petrit Beci
I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", drejtori i Radio Televizionit Shqiptar Petrit Beci, e ka quajtur presidentin e Federatës Armand Duka, si një njeri që nuk ka asnjë lidhje me futbollin. "Meqë Duka nuk ka etikë kur flet, atëherë unë po ju them se ai s'ka lidhje me futbollin, - tha Beci. - Ai në jetë merret me vezë dhe me domate dhe unë i them që të vazhdojë të merret me ato, sepse di t'i bëjë mirë", shtoi drejtori i TVSH. Në lidhje me mostransmetimin e ndeshjeve javën e shkuar, Beci tha se kjo u bë për shkak të orarit të tyre të papërshtatshëm. "Unë kam kërkuar që ndeshjet të mos jenë në orën 16.00, sepse është edicioni i lajmeve dhe ata nuk kanë pranuar. Gjithsesi, këtë javë do të vazhdojmë t'i transmetojmë, sepse ndeshja e Kupës Dinamo-Vllaznia do të luhet në orën 17.00, ndërsa në fundjavë, do të transmetojmë një ndeshje në orën 14.00", shtoi drejtori i TVSH.
Sqarimi i Supersport
Ndërkohë, drejtori i kompanisë "Supersport", Alban Jaho, ka deklaruar se këtë fundjavë ndeshjet do të transmetohen rregullisht. "Ne patëm përplasjet tona, sepse pas ndeshjes së kombëtares nuk na kishte ndodhur që të mos bënim intervista me lojtarët, duke qenë se ne paguajmë para për këto ndeshje, - sqaroi Jaho. - FSHF u soll shumë keq me ne, por gjithsesi, gjërat janë sheshuar dhe këtë javë do të transmetojmë rregullisht siç kemi bërë deri më tani", shtoi drejtori i Supersport.
(d.b/GSH/BalkanWeb)