‘Zbulo Dropullin’ projekti social për promovimin e turizmit

Gra nga Derviciani por edhe nga fshatra të tjerë të Bashkise Dropull, ishin protagoniste të Aktivitetit ” Zbulo Dropullin” ne gastronomi, artizanat e në fusha të tjera të zhvillimit të turizmit, në kuadër të Projektit Social-e.
Prej disa muajsh këto gra po trajnohen sistematikisht, duke arritur tashmë në fazën e fundit të krijimit të ndërmarrjeve sociale.
Madje, ky aktivitet vërtetoi më së miri se potenciali turistik në gastronomi dhe artizanat është i jashtëzakonshëm dhe me shumë interes ekonomik për gratë e Dropullit.
Nuk munguan në këtë aktivitet edhe zejtare nga qyteti i Gjirokastër.
Rreth 7 autobuzë me vizitorë të ardhur nga Greqia, kurorëzuan me sukses këtë aktivitet. Miqtë e ardhur shprehën interesimin e madh për produktet e grave Dropullite, të cilat tashmë janë më se të bindura se sipërmarrja në fushën e traditës e ka suksessin të garantuar.
/RTSH/