E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turizmi, mundësi punësimi për të rinjtë. Klarisa, e reja gjirokastrite që punon për qytetin

Hapat e parë të punësimit, krahas shkollimit, Klarisa, i  ka nisur në një  agjenci turistike, pikërisht në qytetin e saj, ku turizmi është dega kryesore e zhvillimit dhe sfida e së ardhmes.

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj , kryesisht maturantë, që janë përfshirë në ethet  e provimeve të maturës, apo dhe boshllëkun që ofron përditshmëria, 17 vjeçarja gjirokastrite prej një muaji  ka vendosur t’i bëjë të dyja vetëpunësimin sezonal dhe provimet e maturës.

Klarisa dhe pse ka pak përvojë në punën e saj, tashme ka krijuar në mendjen e saj një arkiv bazë të vlerave turistike që trashëgon Gjirokastra dhe më gjerë vendi ynë,  dhe që janë  resurse natyrore të gërshetuara  me vlera turistike e muzeale për vizitorët e huaj dhe vendas.

Ky mozaik i pasur vlerash e bën më të shpenguar atë në ritualin ditor  për të bindur vizitorët se Gjirokastra dhe Shqipëria janë destinacione turistike që  vlejnë për tu parë e vizituar.

Periudha e tanishme përkon me sezonin e provimeve të maturës, por dhe me nisjen e sezonit të ri turistik, ku shumë të rinj e kanë mendjen tek pushimet,  aventurat e moshës, tek  bota dixhitale dhe rendja drejt një jete më të mirë, diku larg vendit të tyre.

Klarisa ka zgjedhur të bëjë të kundërtën, dhe nuk ndihet e vetmuar në këtë udhëtim të ri të saj që do të thotë më shumë njohje për jetën, dëshirë për punën dhe vendin e saj, pse jo dhe të ardhura të siguruara nga mundi i saj duke lehtësuar dhe barrën financiare të prindërve.

Klarisa është një ndër paktat që po tenton të thyej tabu, por Gjirokastra dhe qytetet e tjera të vendin kanë plot kapacitete më të rinj e të reja që mund të zgjedhin rrugën e vetëpunësimeve sezonale, krahas shkollimit.

Institucionet shtetërore OJQ –të dhe biznesi privat duhet të aplikojnë programe dhe politika nxitëse për të rinjtë, që krahas shkollimit të kenë dhe një profesion të dytë që i ndihmon jo pak në jetë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›