Tregu i Lushnjes pa siguri, tregtarët ankohen për kushtet e këqija

Ambjenti i tregut u inagurua me bujë të madhe nga bashkia e Lushnjës, një muaj përpara zgjedhjeve të 14 majit.
Kyebashkiakja, Eriselda Sefa, e quajti investim të rëndësishëm duke i bërë tregtarët ambulantë të besonin se pas 30 vjetësh nuk do të shisnin më në rrugë.
Por sot, këta tregtarë kanë protestuar në dyert e bashkisë për kushtet e këqija të punës. Ata thonë se malli u vidhet natën, ditën është nxehtësi e madhe për shkak të mbulesës plastike, nuk ka hapësira të duhura për treg dhe tarifa mujore është shumë e lartë.
Ambienti brenda këtij tregu është i papërshtatshëm për shitjen e bulmetit, fruta dhe perimeve.
Nxehtësia e madhe bën që produktet të prishen brenda ditës. Ndërsa për tu mbrojtur nga i nxehti, tregtarët kanë hapur çadra dhe mbulesa të vjetra përveç mbulesës plastike që ka vet tregu.
Janë rreth 60 tregtarë ambulantë të Lushnjës të cilët paguajnë 5000 mijë lekë taksë bashkisë për të shitur në këto ambiente.
Ata prej 30 vjetësh kanë shitur në rrugë por ndërtimi i këtij tregu mblodhi disa prej tyre, të cilët pas kësaj proteste paralajmërojnë se nuk do të shesin më por do dalin në rrugë.
/RTSH/