Zbulohen 100 vizatime të Caravaggios

Vizatimet dhe pikturat - të cilat sipas parallogaritjeve të para nga ekspertët vlerësohet të kushtojnë deri në 700 milionë euro - janë zbuluar në koleksionin e punimeve të tij që ruhen në Kështjellën Sforza të Milanos dhe është konstatuar se janë vepra të nxënësit të piktorit Simone Peterzano, tek i cili Caravaggio mësonte mjeshtërinë e artit figurativ prej moshës 11-vjeçare.
Veprat e hershme të Caravaggios janë publikuar të premten në një version të librit elektronik. “Pos veprave do të publikohet edhe një letër proteste, të cilën e ka shkruar dhe nënshkruar Caravaggio i ri”, raporton ANSA.
Michelangelo Merisi (1571-1610) apo Caravaggio ka mbetur i njohur edhe për temperamentin e papërmbajtshëm. Biografia e tij është e mbushur me momente telashesh, vrasjesh dhe rrëmbimesh. Njihet si i pari piktor i madh barokien. Veprat e tij njihen për një paraqitje realiste si dhe përdorimin e teknikës "chiaro-scuro" - një kontrast i theksuar i dritës dhe i hijes. Vdiq nga ethet dhe u varros në një varrezë masive.