Casillas, ‘votohet’ edhe nga Barcelona

Në radhën e përkrahësve të Iker Casillasit për të fituar Topin e Artë 2012, është shtuar edhe homologu i tij në kombëtaren spanjolle dhe rivali nga La Liga, portieri i Barcelonës, Victor Valdes.
Ky i fundit ka thënë se do të ishte një nder i madh për të gjithë portierët që Casillas të fitonte këtë çmim prestigjioz, pasi e meriton vërtet për sukseset që ka arritur.
"Do të ishte vërtet një vlerësim i madh dhe një nder për të gjithë ne portierët, që një futbollist në rolin tonë të merrte Topin e Artë. Unë mendoj se Casillas është pretendent serioz, por ka gjithashtu lojtarë të tjerë të Spanjës që mund ta fitojnë", tha portieri i Barcelonës, Valdes.