Pescaras i hiqet penalizmi

Pescaras i është hequr penalizmi prej dy pikëve për sezonin e ri në Serie A dhe është zëvendësuar me gjobë prej 30 mijë eurosh, kanë njoftuar mediet italiane të shtunën.
Klubi i promovuar edicionin e kaluar nga Serie B ishte penalizuar pas përfshirjes në skandalin “Calcioscommesse” për kurdisje të ndeshjeve.
Por, Federata italiane e Futbollit e arsyetoi vendimin për heqjen e penalizmit me pikë pas zbutjes së dënimit të mesfushorit të Pescaras, Gianluca Nicco i cili fillimisht ishte dënuar për tre vite e më pas iu reduktua në një vit suspendim.