E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sulmi ndaj Glover, prish imazhin e Shqiperise"

Sekretarja e Marredhenieve Nderkombetare ne Partine Socialiste, Arta Dade, ka komentuar diten e djeshme se sulmi ndaj shefes se misionit te ODIHR ne Shqiperi, Audrey Glover, krijon probleme per imazhin e Shqiperise. E pranishme ne qytetin e Gjirokastres, deputetja socialiste ka komentuar qendrimin me te fundit te mazhorances, ndaj kryevezhgueses Glover. "Shpreh keqardhjen e thelle qe mazhoranca dhe Sali Berisha, vazhdojne te udhehiqen ne veprimtarine e tyre nga mentalitete, qe nuk kane asnje lidhje me mentalitetet qe duhet te kene ata te cilet qeverisin ne nje shoqeri demokratike", ka pohuar Dade nga Gjirokastra. Sipas saj, sulmi i fundit qe i eshte bere shefes se misionit te ODIHR, te nderuares ambasadore nga Britania e Madhe, krijon probleme jo vetem per vete kryeministrin e Shqiperise, por pergjithesisht edhe per imazhin e politikes shqiptare. "Mendoj, qe duhet ndryshuar urgjentisht edhe kjo mazhorance por ne radhe te pare keto kerkesa, ne nuk na vendosin ne nje pozicion normal edhe me partneret tane nderkombetare, ne menyre te vecante me ata qe na kane asistuar ne gjithe ecurine e proceseve demokratike", apeloi Dade. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›