E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-Rames: 28 qershori, fundi yt politik

"Fundi yt politik eshte 28 qershori". Ky eshte reagimi i bere nga Partia Demokratike ndaj akuzave te deputetit Balla, duke deklaruar se ditet e fundit Edi Rama i shfaqur dhe nje here lakuriq, tashme jo ne plazhet publike por ne bashkine e Tiranes dhe para mbare Shqiptareve, me 19 lejet e ndertimit te marra per vete dhe Eftimin e tij, ka ndermarre nje seri shpifjesh dhe trillimesh. Deklarata eshte bere nga zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli, e cila theksoi se liderin socialist nuk e shpetojne dot as trafikantet e droges e as trafikantet e femrave. "Jane shqiptaret ata qe ne 28 qershor, do te te japin ty verdiktin qe meriton", deklaroi Mehilli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›