E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Ardhja e Çekut besim për të ardhmen

(E plotësuar) Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi i ka dorzuar personalisht librezën e anëtarësimit ministrit Agim Çeku, derisa ka thënë se do të punojnë së bashku për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike .

“Inkuadrimi i ish kryeministrit dhe ministrit aktual Çeku për Partinë Demokratike të Kosovës është një fuqi e re, është një mbështetje edhe më e madhe, është një besim për të ardhmen edhe më të suksesshme, është një besim për fitore të reja PDK-së dhe është një fuqi edhe për institucionet e shtetit të Kosovës”, tha kryeministri Taçi.

Ministri Agim Çeku, anëtarësimin e tij në PDK e ka quajtur ngjarje të madhe për jetën dhe karrierën e tij. Ai tha se i është bashkuar PDK-së për të kontribuar në proceset e ardhshme që ka vendi.


............................

Takimi që po mbahet në “Emerald” ka të bëjë rreth antarësimit të Agim Çekut në PDK./Indeksonline/

-----

Në takim me liderin e partisë ndodhen edhe dy aderimet e fundit, Kadri Veseli e Agim Çeku./Indeksonline/ 

-----

Indeksonline ka mësuar se në këtë takim janë edhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.
-----

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi një ditë para kongresit të partisë i ka mbledhur disa prej bashkë partiakëve e tij në një takim që në këto momente po mbahet në hotel “Emerald” në periferi të Prishtinës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›