E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen rreth 40 kg drogë në Qafë Thanë

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në pjesën e Maqedonisë janë zbuluar rreth 40 kg drogë marijuanë.

Autoritetet doganore të Maqedonisë theksuan se droga u gjet në një kamion me targa të Maqedonisë që drejtohej nga V.K nga Livadhia e Strugës, dhe që po transportonte dyer shtëpie, dritare dhe mobilje për në Zvicër.

Gjatë kontrollit të detajuar të doganierëve dhe me ndihmën e një qeni zbulues droga u zbulua e fshehur në brendi të dyerve. Pas çmontimit të ngarkesës janë gjetur 71 pako apo rreth 40 kilogram drogë të llojit marijuanë.

MPB bëri të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti të trafikimit të drogës dhe se ndaj shoferit të kamionit është shqiptuar masa e paraburgimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›