E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet Mesiah 100 vjet para shfaqjes se Jezus Krishtit

Dokumente nga Deti i Vdekur qe datojne perpara eres sone

Nje tabele guri nje meter e gjate e quajtur Vizioni i Gabrielit mund te hedhe poshte rimisherimin unik te Jezusit. Tabela i perket periudhes perpara jetes se Jezusit dhe ne te pershkruhet rritja e nje mesie tri dite pas varrimit te tij. Nese eshte e vertete kjo mund te tregoje se pasuesit e Jezusit kishin nje shembull te qarte kur deklaruan se Krishti u cua tri dite pas vdekjes. Megjithate leximi i tabletes qe permban 87 radhe mbetet nen interpretimin e ketyre radheve. Ne kete tablete flitet per nje figure triumfuese qe quhet Mesiah por dicka e tille nuk ishte e pazakonte ne shekullin e pare para eres sone. Ajo cka e en te vecante kete tablete eshte se fillon me fjalet ne tri dite dhe perfundon me foljen te jetoje. Israel Knohl ekspert i gjuhes biblike ne Universitetin e Jeruzalemit qe nuk eshte marre me kerkimin e pare te ketij artefakti te zbuluar perpara 10 vitesh pretendon se ajo i dedikohet nje rebeli hebre te shekullit te pare para eres sone te quajtur Simon dhe me pas shkruhet Ne tri dite ti do te jetosh. Une Gabrieli te urdheroj. Nese eshte keshtu Judaizmi ne kohen e Jezusit kishte filluar te zbulonte idene e ringjalljes pas tri diteve perpara se Jezusi te lindte.

Nga ana tjeter kjo nuk nenvlereson argumentet e krishtera nder shekuj per te vertetuar ringjalljen dhe vecanerisht idene se Mesiah do te vdiste te premten dhe do te ngjallej te dielen. Por sipas Knohl ndoshta te krishteret kishin nje model me ane te te cilit mund te punonin. Ideja qe vdekja dhe ringjallja e medias shfaqet ne disa tekste herreje akoma edhe sot mendohet se eshte thjesht nje ndikim i krishterimit mbi hebraizmin - thote ai - por per here te pare ne kemi prova se eshte krejt e kunderta. Koncepti ekzistonte perpara Jezusit. Ai vazhdon duke thene se kjo duhet te tund idene tone bazike mbi Krishterimin. Ajo cka ka ndodhur ne Dhiaten e Re mund te kete qene e marre nga Jezusi dhe ndjekesit e tij nga nje histori me e vjeter mesie.

Mos u nxitoni - thone akademiket e krishtere. - Sigurisht nuk eshte shume e qarte qe tableta flet per nje figure te quajtur Simon qe u kryqezua e me pas u ringjall - thote Ben Uitherington ekspert i Krishterimit te hershem ne Willmore. Foljen qe Knohl e perkthen ringjallje Uitherington thote se mund te ishte atje u cua keshtu qe dikush mund te pjese a do te thote lsquoai erdhi ne jete pra ringjallje apo thjesht lsquou shfaq Uitherington gjithashtu thote se ne tekstet e Dhiates se Re jane shume me te heshtura ne pjesen e ringjalljes sesa ne rastin e Vizionit te Gabrielit ku ekziston nje komande engjellore per tu ringjallur dhe se ekzistojne deshmitare okulare te Jezusit pas ringjalljes.

Gjithashtu Uitherington thote se nese ai e ka gabim dhe Knohl e lexon sakte atehere kjo nuk e ben ate me pak hyjnor pasi perceptimi si unik i ringjalljes se Jezusit vjen nga ungjillit e shkruara nga pasuesit e Krishtit disa vite pas vdekjes se tij dhe fjale qe jane vendosur ne gojen e Jezusit.

Knohl kembengul ne leximin e tij. Fraza eshte unike - tha ai per Time - por ajo eshte e ngjashme me tekste te tjera te gjetura ne Detin e Vdekur. Megjithate tani per tani Vizioni i Gabrielit duhet te marre vendin e tij ndermjet nje grumbulli objektesh te zbuluara dhe te rizbuluara te periudhes se Jezusit qe mbrojne ose kundershtojne Jezusin por qe deri tani jane te pamjaftueshme per te qene te sigurt per cdo rrethane. Ne vitin 2002 nje arkemort me mbishkrimin Jem djali i Jozefit vellai i Jezusit u shfaq per te hedhur drite mbi historine e Jezusit nderkohe qe ne te njejten kohe mesimi katolik na meson se ai nuk kishte asnje vella. Ne fund rezultoi se ky mbishkrim nuk ishte real. Ne vitin 2007 Discovery Channel transmetoi nje dokumentar qe pretendonte se kishte gjetur Varrezen e familjes se Jezusit ne periferine e Talpiotit me emrat Jezus djali i Jozefit Maria dhe nje nga emrat e Maria Mgdalenes. Nese keto do te ishin te verteta do te vendosnin ne rrezik besimin e krishtere por per shume keto jane thjeshte spekulime.

Mbetet per tu pare nese Vizioni i Gabrielit dhe ne vecanti interpretimi i Knohl-it do te ndjejne dritat e fames. Akoma edhe autoret e kerkimit fillestar jane pak dyshues ndaj pretendimeve te tij por sic ndodh shpesh ne raste te tilla keto teori duken me te pranueshme ne deklarime te tonit te ulur ne rastin konkret qe tabletat e Gabrielit nuk nenkuptojne nje rast te rralle te idese qe Mesia mund te vuaje nje nocion i paraqitur ne fene judaike shekuj para nga profeti Isaiah por qe nuk duket se ishte jashte mode ne kohen e Jezusit. Nese teorite me modeste gjejne vend atehere ajo do te sherbeje per te krijuar nje lidhje ndermjet trendit ndjekur nga Judaizmi i shekullit te pare dhe mendimit paresor te Krishterimit duke sherbyer ne nje rritje te bashkepunimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›