Porti shton sherbimet dhe te ardhurat

Porti detar i Durresit ka rritur ndjeshem gamen e sherbimeve ndaj operatoreve dhe subjekteve tregtare e klienteve te tij. Gjate periudhes janar-shtator 2010 ne portin e Durresit kane zbarkuar apo jane nisur me shume udhetare shqiptare se vitin 2009. Shkak i numrit me te madh te pasagjereve ka qene pa dyshim siguria portuale kushtet e mira te tyre krijuar nga APD si dhe investimet e shumta te cilat po perfundojne ne portin me te madh te vendit. Per 9-mujorin ne portin detar te Durresit me i madhi i vendit tone kane hyre dhe kane dale me ane te trageteve 494 790 udhetare shqiptare ose 20 mije me shume se e njejta periudhe e vitit 2009. Numri i tyre eshte rritur me gati trefishin tregojne statistikat 9-mujore. Rritja e numrit ka ardhur gjate dhe pas sezonit veror. Nje situate e tille pritet te reflektohet edhe ne fund te ketij viti pasi priten me shume pushues me rastin e festave te cilat po afrohen. Nderkohe gjate kesaj periudhe kane hyre dhe dale 224 368 autovetura dhe 52455 kamione qe duke u bazuar ne statistikat portuale eshte nje numer relativisht me i larte se ai i vitit 2009.
Disvoltat ende mbeten problematike per agjencite e kamioneve te transportit qe operojne ne port. Nje numer i madh kamionesh vazhdojne te qendrojne ne pritje pasi e kane te pamundur te udhetojne drejt Italise per arsye se nuk kane leje qarkullimi italiane apo sic quhen ndryshe disvolta. Ata jane ne pritje ashtu si edhe vjet per liberalizimin e tyre. Te njejtin efekt ka edhe taksa per ton/rruge e cila penalizon me 500 euro per kamion kamionet tane. Sektori i transportit me kamione mbetet dominuesi ne te ardhurat e portit te Durresit.