E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 11 të vrarë në Irak

Policia në Irak ka njoftuar se sulmi me dy vetura bomba në qytezën veriore të Tuz Khurmato, ka vrarë së paku 11 persona.

Rreth 10 persona janë lënduar gjatë sulmit të së premtes.

Tuz Khurmato gjendet rreth 170 km në veri të kryeqytetit, Bagdad.

Raportime jo zyrtare nëpër media thonë se gjatë muajit gusht, gjatë sulmeve të ndryshme janë vrarë më shumë se 600 persona. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›