E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket peshkatari në Vlorë

Një peshkatar nga Orikumi është zhdukur në det që në orët e para të mëngjesit. Aleks Koçiraj 24 vjeç kishte dalë për peshkim me shokun e tij Rinald Jaupaj 22 vjeç. Por dallgët e kanë përmbysur varkën rreth një milje larg bregut në zonën e Pashalimanit. Jaupaj ka mundur të dalë me not në breg, nga ku ka njoftuar më pas policinë për ngjarjen. Ndërsa Koçiraj është përpirë nga dallgët dhe pavarësisht kërkimeve të shumta, nuk dihet ende asgjë për fatin e te riut.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›