Zbulohet baza e dokumenteve false per azil ne France
Skuadra e antikrimit financiar e policisë së Tiranës, ka zbuluar një bazë ku falsifikoheshin vërtetime, të cilat përdoreshin më pas nga shtetas shqiptar për të kërkuar azil në Francë. Burimet policore thanë se është arrestuar Ergys Tafani, dhe dy persona të tjerë janë në hetim si pjesëtarë të rrjetit të azilkërkuesve. Tafanint, i janë sekuestruar 10 praktika vërtetimesh për gjakmarrje, të cilat jepeshin kundrejt 20 mijë lekëve të reja dhe përbënin bazën e kërkesës për azil. Të njëjtat burime thanë se pjesëtarët e rrjetit, I shoqëronin personat edhe në Itali, deri në kufirin me Francën. Dy muaj më parë ambasadorja franceze në Tiranë, Cristinë Moro, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Hysni Burgaj, inspektuan pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Durrës. Shkak ishte shqetësimi për rritjen e kërkesave për azile me vërtetime të falsifikuara.