E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane banoret proteste per vendosjen e nje bombole gazi ne garazhe

Banorët e një blloku pallatesh në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë kanë protestuar për vendosjen e depozite gazi në garazhet e tyre. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe zjarrëfiksëve me pretendimin se u rrezikohet jeta. Pronari i kësaj depozite gazi dhe nje punetor janë shoqëruar në polici ku u është kërkuar që t’i jepet zgjidhje këtij problemi.

Kjo pikë karburanti është kthyer në makthin e banorëve të një blloku pallatesh në lagjen Komuna e Parisit.

Thonë se janë lodhur duke kërkuar kushte për të jetuar në banesat ku kanë hyrë para 5 viteve. Kanë jetuar me erën e keqe të ujrave të zeza dhe mushkonjave që mblidhen nga uji ndenjur në garazhe, por vendosja e kësaj pike shpërndarje gazi është shumë më e rëndë.

Policia e Tiranës ka ndërhyrë pas kërkesave të banorëve dhe ka shoqëruar në polici pronarin e kësaj pike një puntor. Burime pranë drejtorisë së policisë bëjnë me dije për abc neës se po punohet për zgjidhjen në rrugë civile dhe jo penale, thënë më thjeshtë, shpresë që banorët të shpëtojnë 10 mijë litra gazë poshtë banesave të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›