E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet data! Më 13 tetor Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër grupkapitull në negociatat me BE-në

Më 13 tetor do të mbahet në Bruksel konferenca e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.

Në këtë takim pritet të bëhet një tjetër hap në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me mbylljen e radhës të një grupkapitulli.

Konferenca ndërqeveritare është pjesë e procesit të negociatave dhe zhvillohet në kuadër të avancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026.

Ato janë: Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura, dhe Kapitulli 30: Marrëdhëniet e Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›