E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri e Hoxhaj ne SHBA marrin mbeshtetje per punen e tyre

Edita Tahiri

E diel 6 mars 2011 NOA- Zevendeskryeministrja e Kosoves Edita Tahiri dhe ministri i Puneve te Jashtme Enver Hoxhaj gjate vizites se tyre ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes takuan perfaqesues te larte te Departamentit te Shtetit.

Tahiri dhe Hoxhaj takuan zevendessekretarin e Shtetit James Steinberg zevendesndihmesin kryesor te sekretarit te Shtetit Thomas Countryman Jennifer Brush drejtoreshe e Zyres per Evropen Jugore e Qendrore dhe Paul Pfeuffer nga zyra per ceshtjet e Evropes Jugore dhe Qendrore.

Gjate takimit me Steinberg Tahiri tha se Qeveria e Kosoves eshte e perkushtuar per qeverisje te mire dhe reforma te thella per zhvillimin e Kosoves ne planin e brendshem e te jashtem ne te mire te interesave te gjithe qytetareve dhe komuniteteve si dhe angazhohet seriozisht per permbushjen e obligimeve nderkombetare.

Nga ana e tij Steinberg rikonfirmoi qendrimin amerikan se pavaresia e Kosoves eshte ceshtje e perfunduar dhe nje realitet i ri ne Ballkan.

Delegacioni Kosovar zhvilloi takime te vecanta edhe me kongresmenet Eliot Engel dhe Dan Rohrabacher te cilet i siguruan ata per mbeshtetje te vazhdueshme ne ndertimin e shtetit njohjen e pavaresise se saj.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeParlamenti i Kosoves diskuton te henen negociatat Kosove-SerbiRusia Serbia dhe Kosova te ulen per bisedime sa me shpejtEdhe Ylber Hyses po i ngutetEdita Tahiri eshtja e statusit te Kosoves nuk mund te rihapet ne asnje menyre Haxhinasto Faleminderit SHBA-ve per ndihmen LidhjeEdita Tahiri Enver Hoxhaj James Steinberg mbeshtetje ndertimin e shtetit Shtetet e Bashkuara te Amerikes Thomas Countryman vizites

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›