Zbulohet ilaçi që zgjat jetën?

Përveç kësaj, janë në fazën e zhvillimit ilaçe të reja në gjendje për të ndihmuar trupin të “riparohet” në mënyrë të pavarur. Profesor Smith shpjegon: “Besoj se është reale mundësia për të zgjatur jetën për dekada të mëtejshme”.
Po a u pëlqen të gjithëve ideja për të jetuar deri në 150 vjet? Sipas profesorit, po, nëse je mirë deri në fund të ditëve të tua:
“Objektivi nuk është vetëm ai për të garantuar jetën ekstra, por edhe për të lehtësuar një jetë në shëndet të plotë. Njerëzit nuk do të duan të tërhiqen 65 vjeç dhe të kalojnë dekada të ulur në shtëpi”.
Susan Greenfield, neurologe në Universitetin e Oksfordit, parashikon që personat mund të nisin një aktivitet të dytë pasi të mbushin 65 vjet, në një ekonomi të bazuar mbi njohjen, më shumë sesa mbi forcën fizike.
Kurse David Sinclair, një ekspert australian i plakjes, që punon për Universitetin e Harvardit, shpjegon se plakja kontrollohet nga një sërë gjenesh:
“Trupat tanë janë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u vetë-riparuar”.