OKB: Irani po ekzekuton të burgosurit
Ekzekutimet misterioze në burgun Vakilabad, në Mashhad në lindje të Iranit, u vunë në pah në një raport të përpiluar nga Ahmed Shahid, reporteri special i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran.
Shahid, i cili mori këtë mandat më 1 gusht, e ka treguar këtë në një raport të përkohshëm, ku shprehen tendencat më të fundit në situatën e të drejtave të njeriut në Iran.
Sipas Human Rights Watch, numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2010 ishte 388, ndërkohë që Amnesty International shpien këtë shifër në 252.
Në ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian tha se Irani është "gati për të shqyrtuar" informacionin e Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit Teherani ka organizuar komplot për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Washington.
Ali Akbar Salehi, citohet të ketë thënë se Irani është "gati për të shqyrtuar me maturi çdo çështje, edhe nëse ajo është e sajuar.