E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet intervista ‘e humbur’ e Steve Jobs

Një intervistë njëorëshe ‘e humbur’ me të ndjerin Steve Jobs do të lëshohet në kinematë javën e ardhshme, pasi ishte kërkuar për distribuim në SHBA. Magnolia Pictures po shpreson se ‘Steve Jobs: The Lost Interview’ (Steve Jobs: Intervista e humbur) do të nxisë interesimin e legjioneve të adhuruesve të ish CEO të Apple Inc dhe Pixar, i cili vdiq vitin e kaluar.

Shkrimtari i teknologjisë Robert X Cringely (aka Mark Stephens) ka folur me Jobs në vitin 1995 si pjesë e serive ‘The Triumph of the Nerds’, një histori e kompjuterit personal e filmuar fillimisht për Channel 4. Në atë kohë, Jobs po e udhëhiqte NeXT, kompaninë kompjuterike që e themeloi pasi ishte larguar nga Apple – dhe pak para se Apple ta marrte NeXT, duke ia mundësuar Jobs-it të kthehet në kompaninë që e kishte bashkëthemeluar.

Disa pjesë të vogla të intervistës janë përdorur në transmetimet televizive, por intervista komplete ishte menduar si e zhdukur deri në momentin kur u zbulua në garazhin e regjisorit Paul Sen.

Presidenti i Magnolia, Eamonn Bowles, tha: “Është një pjesë e çmuar e historisë që është shpëtuar nga errësira”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›