Zbulohet kometa nëpërmjet fotove në web
SHBA- Epoka e teleskopëve nuk do të përfundojë shpejt, por që sot astronomët kanë një alternativë më shumë për të studiuar qiellin.
Kjo mënyrë e re mund të realizohet duke kërkuar foto nga Google.
Ky është rezultati i studimit të Dustin Lang nga Univesiteti i Pristonit dhe David Hogg nga Instituti Max-Planck.
Dy studiuesit të cilët kanë kërkuar në opsionin e ‘search’ fotot amatore të kometës 17P/Holmes, kanë analizuar pozicionet në qiell dhe kanë eksploruar orbitën, duke treguar në këtë mënyrë që të dhënat e rikuperuara online, përputhen në mënyrë të përkryer me orbitën reale të kometës.
Tashmë dy studiuesit po merren me realizimin e fotove për kometën Hyakatuke.
“Në internet janë publikuar miliona foto amatore të qiellit, dhe ne mendojmë që mund të përdoren për të siguruar një hartë të plotë të qiellit”,- shpjegojnë dy studiuesit.
(e.m/repubblica/BalkanWeb)