E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet në Gjermani një letër e Bethovenit

Në dokumentin prej gjashtë faqesh kompozitori i madh ankohet për sëmundjen e tij dhe mungesën e parave.
Ekspertët ishin që më parë në dijeni të letrës që i takon vitit 1823 dhe që ka një vlerë të madhe historike.

Xhon Suçet, autor i disa librave mbi Bethovenin, thotë se letra është “tepër domethënëse”. “Gjithnjë e kemi ditur se ekzistonte, pra informacioni nuk është fare i ri”, u shpreh ai për BBC-në.

“Por çdo gjë në formën e vet origjinale që ka lidhje me Bethovenin është thellësisht domethënëse. Ne mund të shohim shkrimin e tij të dorës, që përherë ka qenë i çrregullt, sepse i ati e hoqi shumë herët nga shkolla në mënyrë që kompozitori të përqendrohej në muzikë”.

/Start/E. Bylykbashi/

                                                                                             2012-01-11 15:08
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›