E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi 42-vjeçaren, i moshuari i shpëton burgut përjetë

I moshuari Gaqo Dumka, akuzohet se ka vrarë dhe masakruar shtetasen Liljana Arapi, 42-vjeç. Në seancën e sotme, Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga Dumka.

Nga ana e tij, Prokurori ka kërkuar kohë për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Me këtë vendim, 84-vjeçari i ulet automatikisht 1/3 e dënimit, çka do të thotë se nuk do të dënohet me burgim të përjetshëm. Në bazë të legjislacionit, ai mund të dënohet me 25 vite burg për vrasje të kryer me paramendim.

Masakrimi dhe copëtimi i trupit të 42-vjeçres ndodhi mbrëmjen e 11 gushtit, çka shokoi opinionin publik. Pjesët e trupit u gjetën në vende të ndryshme si dhe vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Ravonik të Korçës. /Start/

                                                                                             2012-01-11 16:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›