Dollari në Shqipëri, më i lartë në dy vitet e fundit

Megjithatë, për Bankën e Shqipërisë, kjo luhatje është e përkohshme. Shumë investitorë dhe qytetarët të ndryshëm kanë krijuar mosbesim tek monedha evropiane.
Aktualisht në tregun vendas, euro është dobësuar me ritme të ngadalta, duke u këmbyer me 137.80 lekë nga 139 lekë që ishte në fillim të këtij muaji. Kurse dollari amerikan sot arriti shifrën më të lartë gjatë 2 viteve të fundit, duke u këmbyer me 108 lekë. "Kjo tendencë e vërejtur këto ditët e fundit, nuk parashikohet të zgjasë, ndonëse për ata kreditorë që kanë kredi në euro, kjo situate është më favorizuese", thotë anëtari i Bordit të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadare.
Sipas tij, të parët në Shqipëri që do të vuajnë efektin negativ të dobësimit të euros në tregun ndërkombëtar do të jenë eksportet. Që nga janari dhe deri në nëntor të vitit 2011, Shqipëria ka eksportuar 800 milionë euro mallra dhe për çdo pikë të dobësimit të euros sasia e parave që përftohet do të jetë më e ulët.
Por zhvlerësimi i monedhës evropiane mund të sjellë edhe ndikime pozitive, që lidhen me koston që duhet të paguajë qeveria për borxhin që kanë në këtë monedhë dhe atë të konsumatorit shqiptar, pasi çmimet e mallrave të importuara do të jenë më të lira.
Ekspertët parashikojnë se në të ardhmen kursi i brendshëm i këmbimit valutor mund të reflektojë një rënie të monedhës së përbashkët, por çdo gjë do të jetë e lidhur ngushtë me zhvillimet e tregut të eurozonës. /Start/
2012-01-11 14:40