E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një anije në Karaburun, mendohet të jetë ROSANDRA e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore

Vlorë, 13 Qershor, NOA Në 14 qershorin e 1943-it, plot 67 vjet më parë, anija ROSANDRA e Marinës italiane lundronte nga porti i Vlorës, për në portin grek të Patras, një lundim fatal për të pasi u godit nga nëndetëset britanike dhe u fundos pa lënë gjurmë për kaq e kaq vite.

Por, një zbulim i ri, ndoshta hedh dritë mbi vendodhjen e saj, pasi një anije mjaft e madhe, e gjatë 140 -145 metra, që mendohet se i përket periudhës mes dy luftrave botërore, e përdorur për transport nga marina luftarake e një prej fuqive të mëdha ndërluftuese, u zbulua dje, pasditen e 12 qershorit, në bregdetin shqiptar, pranë gadishullit të Karaburunit.

Kjo anije, më e madhja e zbuluar nga ekspedita shqiptaro amerikane e kërkimeve nënujore, që eksploron prej katër vitesh ujërat shqiptare, gjendet në mbi 80 metra thellë në det, dhe është e goditur nga dy silure në bash dhe në kiç, gjë që shpjegon edhe hamendjen e arkeologëve nënujorë se anija është goditur gjatë luftës, goditje që i ka shkaktuar fundosjen në det anijes.

Të dhënat teknike të anijes dhe vendodhja e reliktit të mbytur i ka bërë arkeologët e ekspeditës të mendojnë se anija e sapogjetur mund ti përkasë Marinës Italiane, e cila u godit nga nëndetëset angleze, më 14 qershor të 1943-it, pikërisht në orën 14.10 të pasdites.

Sipas arkeologëve amerikanë e shqiptarë nëse të dhënat përputhen me studimin e reliktit arkeologjik, mund fare mirë të dëshmohet se arkeologët kanë zbuluar më në fund vendodhjen e anijes italiane ROSANDRA.

Anija e Marinës Italiane, ROSANDRA, me një kapacitet mbi 8 mijë ton, e ndërtuar në kantierin e Triestes në 1921-in, rezulton e mbytur nga nëndetëset britanike pikërisht në 14 qershorin e vitit 1943.

Ajo u fundos në një lundrim nga porti i Vlorës, për në portin grek të Patras, ku transportonte materiale të ndryshme për ushtrine italiane, një lundrim që rezultoi fatal për të.

Por, rastësia e zbulimit të ROSANDRËS, në rast se provohet që është pikërisht kjo anija e zbuluar, përputhet edhe me një rastësi tjetër, ajo e gjetjes së saj, tri ditë para përvjetorit të 67-të të mbytjes së saj në ujërat shqiptare.

Ekspedita shqiptaro-amerikane e drejtuar nga Dr. Jef Royal dhe Dr. Adrian Anastasi i Institutit të Arkeologjisë dhe i financuar nga RPM Nautical Foundation, një prej fondacioneve të njohura amerikane në zbulimet nënujore mendojne se ky zbulim i rëndësishëm tregon qartë për vlerat që fshihen në thellësitë e detrave shqiptarë.

Ky zbulim, sikundër thonë arkeologët përbën interes të madh për specialistët e kësaj periudhe, të cilët rreken të hedhin dritë mbi fatin e anijes ROSANDRA, e mbytur në momentin e kapitullimit të italisë fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ekspedita arkeologjike nënujore shqiptaroi-amerikane do të vazhdojë kërkimet e saj edhe përgjatë dy muajve të ardhshëm, për të mbërritur në skanimin e fundit të detit dhe përpilimin e hartave nënujore, një projekt ky që e rendit Shqipërinë ndër të paktat vende të Mesdheut, që kanë identifikuar pasuritë e tyre nënujore.

Arkeologu dhe koordinatori i kësaj ekspedite, Auron Tare, nënvizon se synimi final i këtij projekti është krijimi i një Muzeumi të Arkeologjisë Nënujore, e cila pse jo, mund të çelet në Porto Palermo, një muze unik në llojin e tij, që jo vetëm i krijon mundësi Shqipërisë të ruajë pasuritë e veta, por edhe i hap udhë ekspozimit të tyre tek publiku, duke rritur ndjeshëm edhe interesin e turistëve, një garanci e vërtetë për qëndrueshmërinë e turizmit kulturor.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›