E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një bazë falsifikimivulash e kartash identiteti

Të tjera rreth shkrimit Elbasan, arrestohet nipi, aplikoi për pasaportë me të dhënat e dajës TIRANE - Zbulohet një bazë e falsifikimit të kartave të identitetit dhe dokumentave të tjera shtetërore. Arrestohet Ylber Huqi dhe shpallet në kërkim një person tjetër. Operacioni i policisë u krye nga strukturat e Sektorit të Krimit Ekonomik në bashkim me struktura të tjera stë specializuara.  Huqi, 62 vjeç është arrestuar për të dytën herë për të njëjtën vepër penale, atë të falsifikimit të dokumentave dhe vulave shtetërore.

Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaroi  se operacioni për zbulimin e bazës së falsifikimit të dokumentave kishte nisur rreth 4 muaj më parë. Ai u realizua në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 14 të ditës së sotme. Nga kqyrja e shtëpisë së të arrestuarit Ylber Huqi u kapën dokumenta të paplotësuara ende, deftesa shkolle, vërtetime hyrje dalje dogane, dokumenta hipotekore, karta identiteti dhe përveç këtyre, edhe 2 kg lënë narkotike e dyshuar e llojit kanabis.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›