E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha takon ndërtuesit, diskutohet plani urbanistik

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtimit dhe ndërtues për të diskutuar planin urbanistik.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se plani i detajuar vendor do të jetë në uebin e Bashkisë nga ku ndërtuesit mund të njihen me zonat ku ndërtohet dhe ku jo.

“Aty do mund të gjeni të gjitha”, tha Basha duke shtuar se Bashkia garanton transparencë në proces dhe garanci se arbitrariteti do të jetë zero.

“Çelësi i suksesit është bashkëpunimi transparent, korrekt dhe konform ligjit”.

Basha më tej kërkoi që të ndërpritet menjëherë çdo ndërtim ndërsa shtoi se Bashkia do të lehtësojë marrjen e lejes së ndërtimit, duke e reduktuar deri në 14 ditë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›