Cana: Kualifikimi në kampionatin botëror 2014, qëllim në vetvete
DURRES- Lorik Cana kapiteni i kombëtares do ta ndjekë ndeshjen ndaj Norvegjisë nga shkallët e stadiumit. I skualifikuar për shkak të kartonëve, gjatë grumbullimit të ekipit në Durrës, Cana kryen të gjitha stërvitjet e planifikuara, ndërsa mundohet që të rinjve tu qëndrojë më afër me këshilla dhe sugjerime të nevojshme. E vuan jo pak mungesën në fushën e lojës në përballjen e nesërme ndaj Vikingëve, ndërsa në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” deklaroi se pjesëmarrja e ekipit tonë në një kampionat ka qenë një ëndërr, ndërsa tashmë është kthyer qëllim në vetvete. Ka një start shumë të mirë, dhe prurjet e reja në Kombëtare janë baza e ekipit për të ardhmen.
Cana sa decizive është ndeshja e nesërme, a duhet të ëndërrojnë shqiptarët, për Botërorin Brazil 2014?
Të shpresojmë nuk është ëndërr, ëndrra nuk mund të preket, dhe po bëjmë të pamundurën që kjo të realizohet në vitet e ardhshme Shqipëria do të arrijë. Tani është një qëllim që po formohet dhe në vitet e ardhshme do arrihet patjetër.
Kemi një fillim të mbarë dhe po bëjmë maksimumin për të shkuar më tej, e kemi nisur mbarë, kemi bërë një pjesë të vogël të rrugës, e duhet të jemi me shumë nivel të lartë për ta realizuar qëllimin tonë. Unë po i mbështes lojtarët e ekipit kombëtar të jenë të përgatitur sepse shqiptarët presin shumë, nga këto ndeshje, sidomos pas rezultateve të arritura në këtë kampionat.
Çfarë pritet ndryshe nga Norvegjia?
Kundërshtari do të jetë edhe më i përgatitur se në ndeshjen e Oslos, si nga gjendja fizike edhe nga rikuperimi i tre lojtarëve të rëndësishëm. Ata vijnë për të fituar në Tiranë kjo është e padiskutueshme, për mentalitetin e tyre. Edhe ekipi ynë hyn në fushë për të fituar dhe kjo do të bëjë që nesër të jetë një prej ndeshjeve më të bukura. Ata na njohin mirë, e kanë studiuar lojën tonë, por nuk do të këtë vend për shumë efekte surprize. Shpresoj që edhe fati të jetë në anën tonë nesër. Por ne do të kemi ndihmë shumë të madhe tifozët.
Ka 6 mungesa, është dëmtuar edhe Debatik Curri, i cili mund të zëvendësonte ju.
Ideali për një ekip është që të kesh 11 dhe zëvendësuesit të jenë në gjendje të mirë. Këta lojtarë që do të zëvendësojnë Currin, Lilën, Roshin, janë shumë të mirë janë provuar që kanë dhënë e do të japin për kombëtaren. Për këtë ndeshje më vjen keq për Debatikun, i cili luan në nivele shumë të larta. Teli ose Osmani që do ta zëvendësojnë do ta kryejnë punën shumë mirë. Shpresoj që të shkojë gjithçka shumë mirë, sepse prurjet e reja, janë tepër cilësore, janë djem me karakter dhe të fuqishëm fizikisht për të përballuar intensitet të lartë loje.
(m.a/k.haxhiaj/BalkanWeb)