KLD të hetojë gjyqtaren, Policia e Prokuroria: Liroi të arrestuarin
Hetim gjyqatres e cila ndyshoi masën e sigurisë për të arrestuarin e operacionit "Baçja", i akuzuar për trafik droge. Ndryshimi i masës nga arrest në burg që ka kërkuar prokuroria për Armando Canajn në arrest shtëpie ka sjellë edhe reagimin e parë atë të Prokurorisë dhe më pas atë të Policisë. Organi i akuzës së Tiranës si dhe drejtues të lartë të policisë i kanë kërkuar KLD-së që të nisë menjëherë hetimin e këtij rasti dhe kanë kërkuar që gjykatat të jenn një mbështetje në goditjen e krimit të organizuar. Pas dhënies së vendimit për drejtuesin e grupit kriminal i cili u kap disa ditë më parë nga policia e Tiranës me 8 doza heroinë dhe një kokainë ka sjell menjëherë edhe regaimin e prokurorisë e cila këtë vendim të masës së sigurise në arrest shtëpie e ka apeluar në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit. Ndërsa drejtues të policisë kërkojnë nga organi gjykues që t'i mbeshtesë në operacionet e tyre antidrogë duke dhënë vendime të drejta dhe jo të lirojë të arrestuarit siç rasti i drejtuesit te grupit që shiste drogë Armando Canaj. Ky i fundit u arrestua nga operacioni i koduar "Baçja" se bashku me Alban Demiraj, Endri Abdyli dhe Jetnor Ademi me 8 doza heroinë dhe 1 doze kokaine.