E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja hedh poshtë dhe dy ligje të maxhorancës

Gjykata Kushtetuese hedh poshte dy ligje te miratuar me shumice votash nga mazhoranca e djathte. Ligjin  “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” eshte shpallur antikushtetues. Ne keto pak dite Gjykata Kushtetuese hodhi poshte edhe ligjin per transportin e gjyqtareve, sipas te cilit i hiqeshin makinat gjyqtareve dhe prokuroreve. Keto dy vendime te Gjykates Kushtetuese jane ne vazhden e disa vendimeve te njepasnjeshme te ketij organi, i cili keto dite ka punuar ne menyre intensive si asnjehere tjeter.

Pak dite me pare presidenti Bamir Topi paralajmeroi zevendesimin e 4
prej antareve te Gjykates Kushtetuese per efekt te mbarimit te mandatit.
Mazhoranca nen drejtimin e kryeministrit Berisha eshte akuzuar nga
opozita se harton ligje te njepasnjeshme antikushtetues. Deputetja
socialiste Vasilika Hysi tha se vendimet e fundit te gjykates
kushtetuese jane prova me e mire e akuzave te opozites. Ajo paralajmeroi
edhe antikushtetueshmerine e ligjeve me te fundit per Sherbimin
Informativ Shteteror  dhe ate per organizmin  e Policise.  Vendimet me
te fundit te Gjykates Kushtetuese hedhin poshte edhe pretendimet e
kryeministri Berisha per moshapjen e kutive tha Vasilika Hysi.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›