Zbulohet një nga letrat e fundit të Fan Nolit
05/05/2009 Rëndësia e kësaj letre urimi qëndron në faktin se na kujton dhe zbulon se Fan Noli deri në vitin e fundit të jetës së tij interesohej për letërsinë klasike botërore, pasi aty ka edhe një shënim poshtë me falënderime për librin e Viktor Hygoit
Është një nga letrat e fundit që Fan Noli do të shkruante dhe dërgonte në jetën e tij. I përket vitit 1962 dhe më saktë është një kartëpostale urimi për Vitin e Ri.
E zbuluar rastësisht, letra, pjesë e korrespodencës së fundit të Nolit, i drejtohet një intelektuali shqiptar që ashtu si Noli në atë periudhë jetonte në Nju-Jork, SHBA: Nexhat Peshkëpisë. Letra kartëpostale bashkë me zarfin i është dhuruar nga pjesëtarët e familjes Peshkëpia koleksionistit dhe nismëtarit për organizimin dhe krijimin e muzeumit të personaliteteve të kulturës, zotit Novruz Shehu.
Nëpërmjet tekstit, shkrim autograf i Nolit, Peshkëpisë i urohet Viti i Ri 1962 (kjo dallohet nga kartëpostalja bashkë me pullën për Krishtlindje të SHBA-ve).
Po ku qëndron, në fakt, vlera e kësaj letre të thjeshtë urimi? Rëndësia e kësaj letre urimi qëndron në faktin se na kujton dhe zbulon se Fan Noli deri në vitin e fundit të jetës së tij interesohej për letërsinë klasike botërore, pasi aty ka edhe një shënim poshtë me falënderime për librin e Viktor Hygoit. Ky detaj hedh dritë edhe për lidhjet që atdhetarët shqiptarë, megjithëse të emigruar, vazhdonin të mbanin midis tyre, lidhje që ishin me interesa të gjera për letërsinë botërore, me interesa të pashkëputura nga zhvillimet kulturore dhe zhvillimit të botës dhe qytetërimit në ato vite.