Gripi i derrave, rreziku mbetet ende i lartë
05/05/2009 Ecuria e përhapjes do të përcaktojë nëse do të ndryshojë strategjia Antiepidemike
Frika kundrejt përhapjes masive të virusit të gripit të derrave vijon të shtohet, çka ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të udhëzojë sërish shtetet që të mos ulin nivelin e sigurisë dhe vigjilencës kundrejt tij. Sipas raportimeve të bëra, rezulton se numri i të prekurve në 18 vende të botës ka ardhur në rritje, kjo veçanërisht në vendet e Evropës. Ndërkohë numri i të prekurve mund të jetë dhjetë herë më i lartë, për shkak se janë ende të shumta rastet që dyshohen, por nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht. Pavarësisht këtyre fakteve, në vendin tonë konfirmohet zyrtarisht se nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të prekur nga virusi i gripit të derrave. Për të diskutuar në lidhje me masat e marra deri tani dhe se si do të veprohet më tej janë mbledhur në ambientet e OBSH-së tonë të gjitha dikasteret shëndetësore. Bazuar në të dhënat e fundit që do të raportohen, specialistët pohojnë se do shihet rivlerësimi i strategjisë antiepidemike sipas ecurisë së përhapjes. Megjithatë ministrja Anila Godo, përkundrejt rekomandimeve të OBSH-së, ka sqaruar se deri tani strategjia antiepidemike nuk do të ndryshojë, pasi lajmet tregojnë se ka vend për të vazhduar me këtë strategji. "Do të vazhdojmë të mbajmë vigjilencën dhe gatishmërinë”, - konfirmoi ajo, duke garantuar se "çdo gjë është në kontroll të vazhdueshëm". Sipas saj, lajmet në botë përgjithësisht janë të mira dhe tregojnë se ka shtim rastesh në Evropë, por rastet e reja janë ndjekur dhe më pas pacientët janë bërë më mirë duke shmangur komplikacionet fatale. Deri tani të dhënat tregojnë se nuk ka vdekje. “Në vend nuk ka asnjë rast të deklaruar. Dy ditët e fundit, në datat 2 dhe 3 maj, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 3155 udhëtare, 2198 shqiptarë dhe 957 të huaj nga Evropa, Amerika etj. 102 prej tyre janë nga Amerika dhe të gjithë janë marrë në inspektim, sikurse të gjithë ata që kanë mbërritur nga jashtë vendit. Asnjë prej tyre nuk është i dyshuar me virusin H1N1, sipas të dhënave nga shërbimi antiepidemik i Rinasit”, - ka përfunduar Godo. Ndërkohë qeveria ka miratuar ngritjen e Komitetit Ndërministror, i cili pret informacionet nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga çasti në çast do të ndërhyjë, nëse do të jetë e nevojshme.
Ekspertët e shëndetit publik
Masat e marra mbi parandalimin e epidemisë
Duke iu referuar situatës aktuale, pohohet se do të vijohet me masat e marra deri tani, çka parashikon kontroll dhe vigjilencë të lartë ndaj pikave kufitare dhe personave që kalojnë nëpërmjet tyre. Aktualisht në vendin tonë raportohet se nuk ka asnjë rast të dyshuar që të jetë prekur nga ky lloj virusi. Sipas specialistes së sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, ndër masat e deritanishme të marra për situatën e gripit të derrave janë përcaktimi i rastit dhe i mënyrës së hetimit të tij, përgatitja e udhëzimeve për punonjësit e kufirit, për specialistët, spitalet etj., si dhe takimet e vazhdueshme me ta. Procedurat e kontrollit dhe të dezinfektimit si dhe masat higjienosanitare janë shtuar, gjithashtu theksohet se maskat nuk mbahen pa asnjë lloj indikacioni, po kur është e nevojshme. Njëkohësisht janë siguruar dhe medikamentet e duhura antivirale, që do të jenë të nevojshme për t’u përdorur në rastet e emergjencës apo të ardhjes së këtij virusi edhe në vendin tonë, fakt ky që nuk është mohuar nga ekspertët e shëndetësisë.
Analizat konfirmojnë përhapjen në botë
Gjatë 48 orëve shtohet numri i të prekurve
Specialistja e ISHP-së Silva Bino, e cila prezantoi situatën reale të përhapjes, ka pohuar se aktualisht në Meksikë ka një rritje të rasteve: 590 rasteve dhe 25 vdekje deri tani. Ritmi i rritjes së rasteve në Meksikë ka ardhur si procedim i mostrave, të cilat janë marrë më parë dhe nuk janë ekzaminuar. Gjithashtu të dhënat tregojnë se në të gjithë botën deri tani ka 991 raste me 26 vdekje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka 226 raste dhe 1 vdekje. Në Kanada janë konfirmuar 86 raste, por ka raste dhe në Kolumbi, Kosta-Rikë dhe Salvador. Përhapje ka dhe në vende të Amerikës Latine, me raste kryesisht të importuara nga Meksika. Ndërsa në Evropë rastet më të shumta janë në Spanjë, që janë të importuara nga Meksika. Sipas Binos, në Gjermani janë 8 raste të importuara, por ajo çka vihet re është se ka infeksion nga njeriu te njeriu në 2 raste të marra në spital. Raste janë konfirmuar dhe në kontinentin e Azisë. Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Ballkan dhe vetëm një të dyshuar në Novi-Sad (Serbi).