Zbulohet numri i dytë i Nazimes. Numrin ia bleu i fejuari. Ia çoi Fiqiriut me SMS
Zbulohet numri i dytë i 18-vjeçares Nazime Visha, e akuzuar nga Policia, dhe e pranuar prej saj, si vrasësja e 45- vjeçarit Fiqiri Muça, më 13 gusht. Dy ditë pas ekzekutimit me armë zjarri në Krrabë, gazeta Panorama gjeti celularin e viktimës, ku ishin 250 mesazhe me foto dhe SMS intime të dërguara nga Nazimja drejt Fiqiriut, por ajo nuk ka pranuar që ka pasur ndonjëherë telefon. Sipas deklarimeve mediatike të saj, nëpërmjet avokates Vjollca Pustina, mesazhet mund të jenë shpikur ndër muaj nga viktima, duke ia dërguar vetvetes, ndërsa ka shtuar se në vendlindjen e saj, në Vilëz, nuk ka valë celulari.
NUMRAT
Krejt ndryshe vijnë dëshmitë, duke ia nisur që nga valët e celularit në Vilëz, ku ka rrjet. Ndërkohë që Nazimja mohon celularin e parë, zbulohet i dyti. Bëhet fjalë për një numër VODAFONE, që i fejuari, Sajmir Fiolla, ia bleu pas ceremonisë dhe ia dërgoi në shtëpi nëpërmjet familjarëve të tij, së bashku me një telefon. Data e regjistrimit të tij në formularin pranë kompanisë Vodafone është bërë më 11.01.2012, në rrugën Llazi Miho, pallati 7, kati I, në Kombinat. Numri që mbaron me 806 konfirmohet nga të afërmit e ish-të fejuarit e Nazimes, nëpërmjet të cilit ata kanë komunikuar që nga Italia. Por, i njëjti numër gjendet edhe në SMS-të që Nazimja i ka dërguar Fiqiriut, gjatë periudhës janar-maj, një pjesë e të cilave janë publikuar tashmë nga gazeta. 0696592806 nuk jam si ti un qe fol me tjer pa me tregu, është teksti i mesazhit, i nisur nga numri i kompanisë AMC +355685265668, më 11.03.2012….
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
ELISABETA ILNICA