E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha denon deklaraten e fundit te Presidentit te Iranit, Ahmadinexhad

Kryeministri Sali Berisha, doli dje me nje deklarate te ashper, kunder Presidentit te Iranit, Mahmud Ahmadinexhad. Reagimi i kryeministrit shqiptar, erdhi menjehere pasi kryeshtetesi aktualisht me i perfolur ne bote, foli per nje zhdukje te Izraelit, ashtu si dhe me pare kishte deklaruar se shfarosja e shtetit hebre apo cifut, sic permendet Izraeli ne zhargon, do te ishte zgjidhja me e mire per zonen e nxehte, qe nuk po gjen paqe prej dekadash.

Duke denuar fjalimin e fundit te Presidentit te Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, nepermjet nje deklarate, z.Berisha thekson: "Me deklaraten e tij te fundit, se nuk do kete vend ne Lindjen e Mesme per Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmadinexhad, deshmon ne menyre te perseritur, se ai ndan me Hitlerin dhe Lejtenantet e tij, qendrime dhe ideologji identike per hebrejte dhe kombin e tyre".

Per shefin e qeverise shqiptare, "me keto qendrime, Ahmadinexhadi deshmon se ai dhe ideologjia e tij, jane nje kercenim real madhor dhe ne rritje, per paqen dhe stabilitetin ne Lindjen e Mesme, dhe ne mbare boten".

Kryeministri yne, ne vijim te deklarates, jo vetem kritikon ashper kreun e shtetit te Iranit, por edhe le te kuptoje se duhet nderhyre patjeter per te ndalur projektet, sipas z.Berisha, te rrezikshme per paqen ne bote, te Ahmadinexhadit: "Deklaratat naziste e paranojake te Ahmadinexhadit, jane nje thirrje e vertete per ndalimin me cdo kusht dhe mjet, te programit nuklear te Iranit, si nje nder rreziqet me madhore te paqes boterore, sot", - perfundon deklarata e kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›