E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: SHISH-i i Shaqirit, i ka fshehur qeverise informacione te rendesishme

SHISH, nen drejtimin e Bahri Shaqirit, ka nderhyre ne punet e brendshme politike. Deklarata eshte bere ne "Ora News", nga ministri i Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, i cili, duke iu referuar ngjarjeve te 21 janarit, zbuloi per here te pare, se kjo agjenci i ka fshehur qeverise informacione te rendesishme, per perdorimin e dhunes ne protesten e opozites. "Nese themi se SHISH ka pasur ndikime te padukura ne jeten e brendshme politike, ka patur edhe nga 2005-a e ketej. Te gjithe ne duhet te kujtojme, se para 21 janarit, drejtori i SHISH-it tha se ka te dhena se nuk do te kete perdorim dhune , nderkohe qe eshte nje sherbim me agjente, me oficere, me miliona qe shperdorohen dhe me e renda eshte, kur degjojme se drejtoret e sherbimit kane sjelle informacion se po pergatitet dhune dhe pastaj raportimi zyrtar eshte se nuk do te kete dhune, ketu ka mungese luajaliteti dhe ketu ka nje problem te politikes se brendshme, ketu ka nje problem te cilesise se sherbimit, ne raport jo me nje parti apo qeveri, por ne raport me kushtetutshmerine e vendit dhe me pergjegjesine qe ka ndaj ekzekutivit", - eshte shprehur, ministri Pollo. Genc Pollo, i cili prej tre viteve eshte zevendesuar ne Ministri, nga kreu i ri i SHISH-it, i ka quajtur te stisura dhe te ekzagjeruara deklaratat opozitare per perdorimin e sherbimit sekret nga qeveria, nen drejtimin e Visho Ajazi Likes. "Besoj se do te drejtoje shume mire sherbimin, do ta drejtoje sipas ligjit dhe do te luaje rolin e duhur, permenden zhurma e thashetheme, ketu asgje nuk kalohet pa zhurma e pa thashetheme, por ne kete rast me jane dukur te ekzagjeruara", - u shpreh Pollo. Sipas Ministrit te TIK-ut, eshte nonsens te kerkosh qe SHISH te jete i pavarur, pasi detyre e kesaj agjencie eshte t`i sherbeje qeverise. Visho Ajazi Lika, u dekretuar para nje jave nga Presidenti i Republikes, ne krye te drejtimit te SHISH-it. Zevendesimi i kreut te SHISH-it shkaktoi reagimin e menjehershem te opozites, e cila nuk i kurseu sulmet as mbi Presidentin Nishani, duke e quajtur leve ne duart e kryeministrit, por as mbi drejtorin e ri Visho Ajazi Lika, per te cilin thane se vjen nga SHIK-u i '97-es dhe se eshte i pabesueshem. Akuzat e opozites u hodhen poshte nga mazhoranca, e cila ka vleresuar figuren e Visho Ajazi Likes si profesionist, ndersa per akuzat se po merret SHISH nen kontrollin e qeverise, mazhoranca eshte shprehur se ne baze te Kushtetutes, SHISH eshte nen varesine e kryeministrit dhe nuk ka pse te merret nen kontroll, kur ai ligjerisht duhet te raportoje tek kryeministri.

Kush eshte Visho Ajazi Lika

Kreu i ri i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, ka nje pervoje te gjate si punonjes publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjence, kombinuar me karakterin entuziast, motivim te larte, ambicie e dinamizem, "background" te forte matematik dhe pervoje te gjere ne programim, eshte nje pasuri e krijuar nga vite te gjata pune intensive. Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit ne politikeberje, ne fushen e Shoqerise se Informacionit si dhe ne qeverisje, i ka mundesuar Z. Visho Ajazi Lika, te ndermarre nje hap te rendesise se vecante, ate te pranimit te marrjes se drejtimit te nje institucioni te rendesise se vecante kombetare, me besimin se kontributi i tij do te jete ne forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale te SHISH-it. Visho Ajazi Lika eshte drejtues i fokusuar ne permiresimin e vazhdueshem te sistemit, ne permiresimin e punes ne grup, promovimin e karrieres ne institucion dhe ne pengimin e cdo tentative per te dale jashte kuadrit ligjor, te cilit SHISH duhet t'i permbahet me fanatizem

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›