Zbulohet planeti i diamantit (Video)

A është ky guri më i madh i çmuar në qiellin që na rrethon?
Astronomët kanë zbuluar një planet që është i tëri i diamantit.
Thjesht mund të quhet një gurë i madh i diamantit i zbuluar.
Për këtë astronautët mendojnë se e kanë zbuluar një planet të tërë që është i përbërë me diamant.
Shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit mendojnë se e kanë zbuluar një ylli më i madh në Rrugën e Qumështit, që është një planet i vogël por që është shumë i çmuar.
Kjo skuadër ndërkombëtare në fillim ka zbuluar këtë yll të pazakonshëm, që e quajnë një pulsar dhe ka të bëj me përcjelljen e tij duke e hulumtuar me një teleskop që gjendet me bazë si pikë vëzhgimi në Cheshire.
Gjurmimet e udhëhequra nga shkencëtarët kanë zbuluar se në të ka edhe tërheqje të gravitetit me një orbitë planetare pulsative.
Pulsarët janë yje tjerrës më të mëdhenj se 16 km katror në diametër – një madhësi sa një qytet i vogël – dhe që mund të lëshojnë në të rreze edhe radiot.
Skuadra e shkencëtarëve, e cila është e përbërë nga shkencëtarët nga Australia, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, mendojnë që “planeti i diamantit” është një yll origjinal që dallon paksa nga yjet pulsar në sifon.
Yjet shoqërues të tij janë të vegjël – rreth pesë herë më të vegjël së diametri i Tokës.
Por, edhe nëse do të jenë më të mëdhenj ata do të shkatërroheshin për shkak të forcës së gravitetit që ka ylli, i cili sillet më shpejt se 10 000 herë në minutë.
Anëtari i ekipit të shkencëtarëve Dr Michael Keith tha: “Kjo tepricë mund të jetë e përbërë nga karboni dhe oksigjeni, sepse ylli është i përbërë nga elementet e lehta sikurse janë Hidrogjeni dhe heliumi që e bën atë të madh në masën e tij në orbitë”.
Densiteti i tij do të thotë se ky material është i kristalizuar, pjesë të te cilit përmbajnë elementet që i ka një diamant.
Pulsari, që njihet me emrin “PSR J1719-1438”, është një planet që bën pjesë në Rrugën e Qumshtit dhe shtrihet në një largësi prej 4000 vitesh në plejadën e Serpensit – Gjarprit.
Modulet e sjella nga pulset e radios ju kanë bërë me dije astronomëve shumë gjëra për këtë planet .
Orbita e pulsarit është vetëm dy orë e 10 minuta dhe distanca në mes të dy objekteve është rreth 600 285 km – një radius shumë më i vogël nga dielli i jonë.
Pavarësisht se ka një madhësi më të vogël, planeti duket më i rëndë si Jupiteri.
Rreth 70 për qind e pulsarëve kanë një krahasim të këtillë.
Studimin për zbulimin e këtij planeti, edhe pse të vogël e ka botuar revista shkencore “Science”.
Video