E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet prejardhja e blloqeve

Shkencëtarët nga Muzeu i Uellsit dhe nga Universiteti në Leicester zbuluan se blloqet e gurit nga Stonehenge kanë prejardhjen nga Craig Rhos-y-felin, një lokacion ky rreth 120 kilometra larg formacionit të njohur të shkëmbinjve.

Në këtë mënyrë, shkencëtarët nga Britania e Madhe më në fund zgjodhën misterin e madh që lidhet me Stonehenge.

Mirëpo, ky zbulim i hapë dyert një misteri tjetër; si u transportuan këto blloqe enorme nga një distancë e tillë.

"Zbulimi është i jashtëzakonshëm, dhe fakti që kemi zbuluar prejardhjen e gurëve të Stonehenge vërtet na gëzoi të gjithëve. Mirëpo, tashmë kemi hapur çështje të tjera, andaj jemi të motivuar edhe më shumë që të vazhdojmë me hulumtime”, tha udhëheqësi i projektit, dr. Rob Ixer, nga Universitetit në Leicester.

Gjatë nëntë muajve të fundit shkencëtarët krahasuan përmbajtjen minerale dhe teksturën e shkëmbinjve me të gjithë shkëmbinjtë e mundshëm që ndodhen në afërsi, por vetëm pasi u larguan paksa ata zbuluan se prej nga kanë prejardhjen shkëmbinjtë e Stonehenge.

Hulumtimet në vazhdim do të bazohen në atë se si u transportuan blloqet shkëmbore, duke marrë parasysh se bëhet këtu fjalë për periudhën mes viteve 3,000 dhe 1,600 para erës së re.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›