E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meryl Streep: I tallin njerëzit inteligjentë

Ftuesja e çmimit Oscar, Meryl Streep, konsideron se temat filmike, siç janë përpunimi i stripave, romanet me vampirë ose bazimi i ngjarjes në sjelljet e pahijshme, i kontribuojnë pakësimit të publikut.

Gjatë intervistës së saj të fundit, aktorja hollivudiane, Meryl Streep pohoi për televizionin amerikan CBS se industria filmike po i dekurajon njerëzit inteligjentë për që qenë pjesë e publikut.

“Industria filmike punoi me zell në dekurajimin e njerëzve inteligjentë për të shkuar në kinema. Kanë punuar zellshëm në këtë gjë, sepse njerëzit që i shikojnë këta filma pastaj shkojnë nëpër shitore për të blerë lodra dhe lojëra”, theksoi ajo, duke sqaruar se, megjithatë, kualiteti i aktrimit tani “është më i mirë se në kohën e filmave klasikë”.

Streep po ashtu tha se, tani më shumë i pëlqen të punojë në filma me buxhet të ulët, sepse nuk i përgjigjet që të njëjtën skenë ta përsëris disa herë, të cilën gjë këta filma s’mund t’ia lejojnë vetes.

Ndryshe, nga muaji janar nëpër kinema fillon shfaqja e filmit “The Iron Lady”, ku Streep ka personalizuar ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›