E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbulohet qendra e prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy tutoret kineze

Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të marrë me qira, i cili ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Dy tutoret kineze janë shpallur në kërkim, ndërsa 7 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Operacioni “Storm 2” u finalizua pas një muaji hetime, njofton policia.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë.

Nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›