E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet shkolla me e lashte e gladiatoreve

Arkeologët zbuluan në Austri një shkollë të lashtë gladiatorësh. Gjetjen  më të fundit e krahasojnë madje me Magnus Ludus (shkollën e trainimit të gladiatorëve më të madhe në Romën e lashtë apo dhe Koloseun. Në fakt bëhet fjalë për të parën  ngrehinë të këtij lloji të zbuluar jashtë Italisë.

Mjaftuan vetëm pak orë që  ekspertët e Institutit Ludvig Boltzmann për të zbuluar  falë dhe pajisjeve radar për të përcaktuar vendodhjen e shkollës antike në vendin e quajtur Carnuntum, një qytet prej rreth 50,000 banorësh  48 km në lindje të Vjenës që lulëzoi rreth 1,700 vjet më pare. Shkolla gjendet ende nëntokë e pazbuluar por  falë teknologjisë më të fundit  ekspertët kanë  arritur të  krijojnë një animacion kompjuterik të ambienteve të saj.

Akademia është vetëm  1  nga 100 të tilla për të trainuar më të fuqishmit e botës antike që përballeshin  me  njëri-tjetrin  - dhe  kafshët e  egra - për të argëtuar perandorë, senatorë dhe publikun  më të  gjerë. Sipas  arkeologëve bëhet fjalë për një kompleks 2,800 metër katror të vendosur në një  hapësirë 11,000 metrash katrorë të rrethuar me një mur. Kjo strukturë gjithëpërfshirëse përbëhet nga një portë e madhe dhoma të vecanta, një sallë kuvendi, sistem ngrohjeje, banjo, dhoma të administratës,  oborre, dhe madje edhe një varrezë. Shkolla ndodhet ngjitur me një amfiteatër të  zbuluar më  1923-shin dhe që ka një kapacitet deri në 13.000 spektatorë, i katërti për nga madhesia në  Perandorinë Romake.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›