Deklarata e Arvizu Maxhoranca te jape konsensus

“Askush nuk tha që do të jetë e thjeshtë, por duhet nisur nga diku”. Me këtë përshtypje ka komentuar ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu seancën e parë të këtij sesioni. Pas saj ai foli për mediat ku dha mesazhin se maxhoranca duke qenë se ka më shume vende në parlament të mund të bëjë kompromise sa më shumë të jetë e mundur.
“Është diçka që ia kam përmendur më parë kryeministrit dhe kjo është që, meqenëse mazhoranca ka më shumë karrike në Parlament, duke parë në mënyrë paradoksale se si ka ndodhur në nivel kombëtar, është e rëndësishme për mazhorancen që të mund të bëjnë sa më shumë kompromise që të jetë e mundur. Kjo nënkupton që edhe opozita duhet të bëjë punën e saj. Por duke parë situatën aktuale mendoj se është mazhoranca ajo që duhet të japë më shumë për kompromisin”. Për shembull rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ka një ndarje të madhe mes PD dhe PS. Në të dyja krahët kryeministri dhe lideri i opozitës thanë se do ta mirëprisnin përfshirjen e të tjerëve, si Komisionin e Venecias. Shqipëria është një vend sovran dhe shqiptarët duhet të vendosin vetë se si ta drejtojnë vendin e tyre, por nëse ka organizata që janë të gatshme të ofrojnë ekspertizë, kjo është e rëndësishme. Është e rëndësishme që reformat të nisen dhe të përmbushen, në mënyrë që njerëzit të shohin progres”-tha Arvizu.
Ndërsa kishte shmangur komentet mbi publikimin e dokumentave nga Wikiliks, këtë herë ambasadori u ndal vetë te kjo temë. Ai nuk komentoi përmbajtjen, kur tha se njerëzit janë të lirë të krijojnë opinionet e tyre, por shprehu keqardhjen për etiketimin që u është bërë si spiunë atyre që u janë publikuar emrat nga Wikiliks.
“Ka diçka që është raportuar gjatë dy ditëve të fundit dhe më ka bërë të mos ndihem mirë. Bëhet fjalë për ca njerëz që flasin për raporte që flasin për spiunime apo performime. Jam i zhgënjyer nga ata që mendojnë se ka njerëz që spiunojnë në ambasadën amerikane. Mendoja se ditët e sigurimit i kishim lënë pas. Por nuk shqetësohem, sepse njerëzit nuk do të vepronin si në kohën e sigurimit. Këta nuk do jenë persona që kanë për ta drejtuar këtë vend. Kam bindjen që cdo shqiptar do që vendi të ecë përpara dhe SHBA do të jenë këtu për t’i mbështetur”-theksoi Arvizu.
Rovena Moçka