Zbulohet slogani Berisha Ju jeni te paret

“Ju jeni të parët” ky është slogani që do të dominoj fushatën e demokratëve për zgjedhjet vendore të 8 majit. Ky slogan u bë i njohur nga kryeministri Sali Berisha i cili theksoi se ai buron nga programi që ka në qendër të tij qytetarin. "Slogani buron nga shpirti i vetë programit, të qytetarit, me qytetarin për qytetarin. Atëherë slogani përfundimtar është 'Ju jeni të parët", tha Berisha.
Po kështu do të jenë dy kolonat zanore të fushatës të cilat ende nuk janë përcaktuar. "Hymni ndërkombëtar, këtu diferencat janë reale dhe unë ju garantoj që nuk do ta vendos unë, por po të qe për mua "Eye of the tiger", për të mos thënë dhe Baracuda, por nuk do të jenë. Sepse thoshte njëri po të vëmë "Eye of the Tiger" ikën nga frika kandidati", tha ai.
Kreu i qeverisë u ndal në një zhvillim tjetër të javës së shkuar sic ishte përzgjedhja e projektit të parlamentit të ri. Ai e cilësoi konkursin si ndër më të hapurit në historinë e këtij vendi, ndërsa theksoi se me parlamentin e ri dhe stadiumin e ri hidhen themelet e Tiranës europiane.
"Ju garantoj se ky është vetëm fillimi, se projektet e kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të gjejnë mbështetjen më të fuqishme. Me interesin e kthimit të këtij qyteti në simotër kulturore të qyteteve të tjera të Europës", tha ai. Kryeministri i shprehu këto qendrime në mbledhjen e grupit parlamentar të deputetëve demokrat.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e hënë , 28 mars 2011 )