E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët grekë me thirrjet raciste, në gjyq

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve nga parada e vitit të kaluar në Athinë, më 20 shtator do t`i dërgojnë në bankën e të akuzuarve përfaqësuesit e forcave speciale të ushtrisë greke.
 

39 ushtarët, pas një padie penale nga Komiteti i Helsinkit në Greqi do të përgjigjen për shkeljen e nenit 2 të Ligjit anti-racizëm. Procesi gjyqësor fillon pas gjashtë muajve, ndërsa Komiteti i Helsinkit vendimin e tillë e vlerëson si mjaftë të rëndësishëm për rrjedhën e mëtejme të ngjarjeve.
 

Vitin a kaluar, gjatë festimeve në Ditën e Pavarësisë në parakalimin e ushtarëve grekë janë dëgjuar thirrje raciste kundër shqiptarëve.
"Grek lind nuk bëhet kurrë, gjakun do derdhim o derr shqiptar" me këto shprehje ushtarët fqinj i cilësuan shqiptarët, për të vazhduar më tej me "I quajnë shqiptar, i quajnë skopjanus, rroba do të qep me lëkurën e tyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›