E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet sozia e Francois Hollande

Hollande është bërë prift!? Jo, bëhet fjalë për një “sozi”. Rrjetet sociale franceze po çmenden nga fotoja e Javier Alonso Sandoica, një prift spanjoll që ngjan shumë me presidentin francez.

Sandoica, fotoja e të cilit është gjetur në Twitter, është edhe personazh televiziv. Çdo të diel ai drejton një program dhe është pikërisht aty ku ka rënë në sy. Për rreth 5 orë ekspozim, fotoja ka marrë mbi 1200 retweet, që janë ripublikime nga përdoruesit e tjerë, raportojnë mediat franceze. Sipas disa faqeve të tjera të internetit, prifti ngjan më shumë me të birin e presidentit francez, Thomas Hollande, ose me aktorin Patrick Braoude, që ka luajtur kreun aktual të shtetit në telefilmin “La Derniere Campagne”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›